TEKNOLOGJIA

 
E gjithë bibloteka e “National Geographic” në një hard drive
                                      
Tashmë nuk është e nevojshme që dikush të jetë angazhuar me ecurinë e “National Geographic” për të vlerësuar ndërrmarjen e saj të re: i gjithë “udhëtimi” që atëherë kur filloi  dhe deri më sot, tani është në dispozicionin e të interesuarëvë në një hard drive 160GB!
Kur themi të gjithë “rrugëtimin” i referohemi plot 120 viteve, që nga 1888 - 2008, me material jashtëzakonisht të pasur: harta, mijëra fotografi, tektse dhe të gjithe numrat e revistës National Geographic, faqe për faqe, eshte e rendesishme te theksojme se funksioni “Geobrowse” eshte tejet i vlefshem, imagjinoni cdo përdorues zgjedh një vend në harte dhe menjëherë shfaqen në ekran të gjitha informacionet në dispozicion dhe në fund një lojë pyetjesh në fushat si: gjeografia, historia, kultura, mjedisi dhe kërkimet.
Githashtu, nga 160GB të hard drive, përdoruesit i jepet falas RRETH 100GB, pasi përmbajtja e National Geographic ze vetëm 60GB. Pajtueshmëri e plotë me Windows PC (Windows 2000 dhe lëshime të reja - ardhshme) por edhe me Mac (Mac OS X Tiger 10.4.11, Leopard 10.5.4 / 10.5.5 dhe Snow Leopard 10.6). Sigurisht që askush nuk mund të mohojë sasinë e përmbajtjes, plotësinë dhe cilësinë që ofron si përvojë, tek kandidati blerës. Çmimi: 199, 95 dollarë ose rreth 140 euro.
December 31st, 2009Po vjen fundi?
                                 
Shkrimet dhe filmat - janë duke folur rreth vitit 2012. Shkencëtarët Rusë nga ana tjetër argumentojnë se fundi i botës është më tej… në 2036! Gjatë vitit të ri, një grup shkencëtarësh rusë do të realizojnë një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar shmangien e rënies në Tokë të një asteroidi gjigand. Skenari i mësipërm nuk është fantazi shkencore por një deklaratë publike e kreut rus të Shërbimit Hapësinor, Anatoli Perminof. Në mënyrë të veçantë, Perminof deklaroi në stacionin radiofonik “Zëri i Rusisë” se: “Këshilli tekniko-shkencor së shpejti do të mblidhet për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë për të mos lejuar rënien e asteroiodit që të shkatërrojë një pjesë të madhe të planetit tonë në 2036″. Perminof gjithë optimizëm shtoi se: “Është më mirë që të shpenzojmë disa milion tani për të krijuar një sistem që do të parandalojë rënien e asteroidit, se sa të presim deri sa të ndodhë e pastaj të numërojmë mijëra të vdekur nga shkatërrimi i parashikuar“. Nga ana e saj NASA, njoftoi se probabiliteti i konfliktit mes një asteroidi dhe Tokës është reduktuar dukshëm.
              
Analiza e ADN-së tregoi se Neandertalët ishin mbartës të gjenit të shijes së hidhur që mbart dhe njeriu bashkëkohor. Studimi interesant u realizua nga specialistë të Institutit të Biologjisë Progresive në Barcelonë, të cilët analizuan një eshtër 48 000 vjeçare dhe zbuluan “origjinën” e gjenit TAS2R38, të cilin kodifikon për prodhimin e një proteine dhe i fal njeriut të sotëm aftësinë të kuptojë shijet e hidhura. Duke marrë parasysh që rreth 25% e popullësisë bashkëkohore nuk mund të përcaktojë dot të ëmblën nga e hidhura, shkencëtarët vlerësojnë se fakti që aftësia shijuese në fjalë u gjend tek Neandertalët përbën arritje impresionuese.
August 15th, 2009Përplasje planetare
                
Të dhëna të rëndësishme të cilat dëshmojnë përplasjen e dy planeteve që gjenden në orbit përreth një ylli të ri zbuloi teleskopi Spitzer i NASA. Madje shkencëtarët vlerësojnë se përplasja kozmike ishte e ngjashme me atë që kishte ndodhur para katër miliardë vitesh midis Tokës dhe një planeti në madhësinë e Marsit nga e cila lindi Hëna. Nga zbulimet e bëra rezulton se një prej planeteve kishte madhësinë e Hënës  ndërsa i dyti ishte të paktën si Merkuri . Nga përplasja e fortë i pari u shkatërrua plotësisht ndërkohë që për shkak të shpejtësisë së madhe gurëzat dhe llava e tij e nxehtë u shpërbënë.
                        
Teknologjia nuk përkufizohet vetëm në kujtesat RAM, robotët, përpunuesit qendrorë dhe kartat grafike. Por ekziston edhe teknologjia ndihmuese përballë krijesave njerëzore. Në këtë kategori hyjnë dhe syzet optike nga TruFocals, që u premtojnë “përdoruesve” shikim normal për të gjitha distancat, të largëta, mesatare dhe të afërta. Syzet me fokusim të dyfishtë, ato me vijë ndarëse në mes të xhamave, që përdoren për distanca të afërta e të largëta, paraqesin në shikimin e “përdoruesit” fenomenin e “rihedhjes” së sendeve, kryesisht kur ngjit dhe zbret shkallët. Shumica e njerëzve që kanë probleme me shikimin e tyre, veçanërisht mbi moshën 40 vjeç, jo gjithmonë bëjnë përzgjedhjen e duhur të syzeve. Zgjidhjen për një shikim të sigurtë pa probleme dhe pasoja të mëvonëshme ofron Kompania TruFocals. Syzet optike të TruFocals, pa dashur te hyj në detaje teknike në lidhje me arritjen e rezultateve të mrekullueshme, ajo çka ia vlen të përmend është se syzet e kompanisë në fjalë ofrojnë fokusim real për të gjitha distancat, pa asnjë lloj mangësie. Ndryshimi i fokusimit midis distancave bëhet nëpërmjet një “slider” në skeletin e syzeve, lehtë dhe shpejt. Vetëm dy janë elementet negative: dizanjimi i tyre, nejse dhe kjo varet nga preferencat personale të gjithkujt, gjithësesi nuk kanë edhe modelin më të bukur që qarkullon në treg, madje mund të them se dizanjimi i tyre ngjan shumë me syzet e Harry Potter, por akoma më “nerd”, dhe çmimi: 896 dollarë (rreth 628 euro). Zgjedhja mbetet gjithmonë në dorën tuaj… Shikim të këndshëm!
                              
Është e çuditëshme por crackers rigoditën, kësaj rradhe arritën të tejkalonin nivelet e mbrojtjes ndaj piratisë së Microsoft, domethënë një situatë që vërehet në çdo edition të Microsoft të paktën këto 15 vitet e fundit, nga njëra anë shohim Microsoft tek përpiqet çdo herë (?) që të shmangë faktin e hidhur… dhe nga ana tjetër, tentativat që mbeten të pafrytshme! “Çelsi” në të cilin u bazuan crackers për tejkalimin e “kyçjeve” të Windows 7 është “çelsi” zyrtar që Microsoft i dha konstruktorëve edhe Lenov (ju kujtojmë se është kompania që bleu para disa vitesh departamentin e kompjuterave të IBM), një proces i cili zbatohet gjithmonë pak para edition zyrtar të OS (Sistemit Operues), me qëllim që konstruktorët e kompjuterave të disponojnë modele të reja të pro-instaluara (dhe aktivizuara me “çelsin” zyrtar) Windows 7, njëkohësisht edhe me datën e qarkullimit të tyre.
Kështu “çelsi” pirat “aktivizon” edition më të shtrenjtë e të plotë të “kornizave”, domethënë Windows 7 Ultimate, madje tejkalon dhe “çelsat” e sigurisë së Microsoft (si Windows Genuine Advantage) diçka që përkthehet në informime të plota nga faqja zyrtare e Microsoft dhe përdorim pa problem/operim “kornizash” si të ishin blerë në mënyrë të ligjshme. Gjithashtu “çelsi” pirat hap edition e 32 bit por edhe atë të 64 bit të Windows 7 Ultimate. Sigurisht që është temë kohe derisa Microsoft të “mbyllë portën” që “hapën” crackers, dhe sigurisht respektivisht, temë kohe që ta “rihapin” të dytët. Me pak fjalë e gjithë kjo histori ngjan me ndjekjen e maces dhe të miut… vështirë të rezultojë fitues!!!
                              
Erdhi çasti kur “tifozat” Mac users fillojnë të fërkojnë duart me kënaqësi dhe t’i japin fund pritjes shumëmujore (dhe durimit – por siç thotë edhe populli “gjëja e mirë vonon të bëhet”) për sistemin e ri operues dhe të fuqishëm (Operating System –OS) me emërtimin “Snow Leopard” (më hollësisht Mac OS 10.6 Snow Leopard), që premton të shndërrojë çdo Mac kompjuter që do ta “veshë” në një aparaturë më të mirë për çdo përdorues (që nga fillestarët deri tek më të përparuarit), dhe sigurisht më të fortë e rezultativ (falë OpenCL dhe Grand Central).
Faqja më e famshme e internetit (Amazon.com)  e cila ofron shitje produktesh të ndryshme si libra, cd etj nën pronësinë e z. Xhef Bezos, sapo filloi të pranojë pro-porositë e para për OS e re, sigurisht me te njejtat çmime që ka përcaktuar Apple para pak kohësh në Eventin vjetor të (Apple WWDC ’09) – çmime tepër të ulta për kompaninë rivale të software (kush e kuptoi e kuptoi, emra s’përmendim… jo për ndonjë gjë por thjesht per te mos të shkaktuar emocione): 29 usd për Snow Leopard për lejen e një përdoruesi, 49 usd për paketën familjare të 5 lejeve respektivisht, 499 usd për Serverin, lëshim të Snow Leopard dhe fund per të gjithë ata që nuk kishin blerë as Mac OS 10.5 Leopard të mëparshëm, ofrohen paketat Mac Box Set që përmbajnë 10.5 + 10.6 + suitat e programeve iLife 09 dhe iWork 09 kundrejt shumës së 149 usd për një leje dhe 229 për paketën familjare të 5 lejeve respektivisht.
May 20th, 2009Makinë kërkimi
Makinë e re kërkimi në Internet
Përktheu Lorena Stroka
Në dispozicion të internetit është makina e re e dijes kompjuterike WolframAlpha.com Ndryshe nga Google, i cili të drejton në ato faqe ku përdoruesi kërkon të gjej, Wolfram Alpha ofron përgjigje të drejtpërdrejta. Frymëzuesi i kësaj ideje është fizikanti Britanik Stiven Ulfram.WolframAlpha.com përgjigjet në pyetje dhe të dhëna, dhe jep zgjidhje për ushtrime të vështira matematike. Është e mundur që faqja e rezultateve të jetë e pasur me tabela dhe shembuj të ndryshëm. Për shembull nëse përdoruesi shkruan termet “BMW”, Wolfram Alpha jep të gjitha informacionet për tipin konkret të automjetit. Që nga emri i plotë, kuajtë fuqi akoma dhe koston për çdo lëshim të ri. Makina e kërkimit është disi e veçantë prandaj dhe nevojitet kujdes i madh në shtrimin e pyetjeve. Por mos u shqetësoni aspak, pasi përmirësimet janë të njëpasnjëshme… Përsa i përket problemeve të matematikës, zgjidhjet që ofron makina e kërkimit në fjalë janë padiskutim më të shumta ne krahasim me ato te një makinë te thjeshtë llogaritëse. Bazohet në software-in e famshëm Mathematica, gjithashtu produkt i Wolfram Research, dhe zgjidh ekuacione të ndërlikuara të shoqëruara nga tabelat përkatëse. Wolfram Alpha është miqësor me makinat e tjera të kërkimit, si me atë të Google-it dhe ate te wikipedia-s. Për funksionimin e Wolfram Alpha, në formën e  sotme nevojiten pesë qendra kompjuterike me 10.000 përpunues.
April 24th, 2009Planeti më i vogël
U zbulua planeti më i vogël
Nga Lorena Stroka
Një grup ndërkombëtar astronomësh zbuloi planetin më të vogël që është lokalizuar deri më sot përveç sistemit tonë diellor. Sipas shkencëtarëve, planeti në fjalë është dy herë më i madh se Toka, dhe rrotullohet rreth yllit Gliese 581, i cili gjendet 20.5 vite dritë distancë nga Toka. Rreth atij ylli janë gjendur dhe tre planete të tjerë. Shkencëtarët deklarojnë se planeti i ri është shumë i nxehtë fakt që vështirëson jetesën aty, por mendojnë se një planet tjetër në të njëjtin sistem do të ishte i përshtatshëm për t’u banuar.
Oksigjeni në atmosferën e TOKËS
Përktheu -JAHIR KRASNIQI
Oksigjeni në atmosferën e Tokës u shfaq më herët nga ç’mendonin shkencëtarët. Pas një studimi që u realizua në disa kristale mikroskopike të oksideve të hekurit, të cilat e kishin prejardhjen nga gurë të lashtë të zonës së Austalisë, u gjendën shenja oksigjeni, gjë që vërteton se oksigjeni në atmosferën e Tokës është shfaqur 3.46 miliardë vjetë më parë. Studimi i ri shkencor që i përket gjeokimistit Hirosi Omoto të Universitetit të Pensilvanisë, u botua në revistën Nature Geoscience. Deri tani shkencëtarët mendonin se mikrobet e para me vetinë e dritëkompozimit u shfaqën 2.4 miliardë vjetë më parë, dhe se para kësaj kronologjie nuk kishte oksigjen as në atmosferë dhe as në oqeane. Kërkimi i fundit u fokusua në kristalet e hematitit. Por që nga çasti që gurët u gjendën në oqean në  200m thellësi, në një pikë ku vështirë mund të arrinte radiacioni, shkencetaret konkluduan se hematiti u formua nga ekzistenca e oksigjenit.
©


Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!